Egla Ceno është kryefjalë e këtij sezoni në “Big Brother VIP 3” duke qenë një nga lojtaret më të komentuara. Sot, produksioni ka bërë me dije se aktorja e njohur është në gjendje jo të mirë shëndetësore, duke u detyruar që të fusin brenda shtëpisë bluzat e bardha.
Mjekët i kanë ardhur në ndihmë asaj, ndërsa në videon e shëprndarë nga Big Brother VIP shihet Egla e shtrirë ku i është vendosur edhe një serum. Produksioni njoftoi edhe banorët e tjera, me Jul Dedën që lexoi se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Vëllai i Madh ka njoftuar se do të ketë një njoftim të dytë në lidhje me rrugëtimin e aktores në finalen e madhe të 25 majit. Nëse gjendja shëndetësore do të agravojë, ajo mund të lërë këtu këtij reality shoë, ku duhet thënë që është kandidate potenciale për të fituar.
View this post on Instagram