21/12/2024
Kosovë

“E vrava” kjo është gruaja që iu pre jeta në mes nga dora e bashkëshortit, momenti kur ai telefonon policinë

    Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Kosovën, ku sërish një grua u flijua nga bashkëshorti i saj. Pas vrasjes së 21-vjeçares Erona Cokli, nga ish-bashkëshorti i saj 36-vjeçar, Valon Aliu, një tjetër gruaje në Pejë i është ndërprerë jeta në mes nga dora e partnerit.

    Edmond Lajqi ekzekutoi mëngjesin e sotëm Gjyljeta Ukellin pas një debati që ata patën. Sipas mediave vendase mësohet se pasi ai kreu krimin telefonoi Policinë duke i lajmëruar se ishte vrarë bashkëshorten e tij.

     “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit.