22/12/2024
Shqipëri

E therur me thikë në mes të rrugës, vritet 40-vjeçarja shqiptare në Greqi

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Menidi të Greqisë, ku një grua shqiptare është gjetur e pajetë në rrugë.

    Mediat greke bëjnë me dije se herët mëngjesin e sotëm një grua rreth 40 vjeç, me origjinë nga Shqipëria është gjetur u pajetë. Ajo është goditur disa herë me thikë në bark, dhe më pas ashtu e gjakosur është lënë në rrugë.

    Nuk dihet ende se kush është autori i kësaj ngjarje, por raportohet se më parë gruaja në fjalë ka qenë viktimë e dhunës në familje. Madje ajo më herët ka bërë edhe denoncim në polici.

    Policia greke, po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin e autorit/ autorëve të këtij krimi të rëndë.