22/12/2024
Botë

E rëndë, vrapoi për të kërkuar ndihmë se e kishte rrëmbyer babai, policia vret 15-vjeçaren (VIDEO)

    Një  ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaloforni, ku një vajze 15-vjeçare u qëllua nga oficerët e policisë, teksa vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë.

    Vdekja e 15-vjeçares, ka shkaktuar zemërim në Kaliforni.

    Një video e publikuar në rrjetet sociale ditën e djeshme, tregon momentin e incidentit të ndodhur në autostradën 15 në Hesperia më 27 shtator të vitit 2022, që rezultoi në vdekjen e padrejtë të Savannah Graziano .

    Kjo video u bë publike për herë të parë dy vjet pas tragjedisë, me kërkesë të gazetarit Joey Scott, i cili në postimin e tij në X foli për keqinterpretimin e fakteve nga Sherifi i Qarkut San Bernardino.

    Sipas  New York Post , adoleshentja u raportua e zhdukur pasi nëna e saj, Tracy Martinez, u vra nga babai i saj, Anthony John Graziano , më 26 shtator 2022.

    Një ditë më vonë, policia gjeti automjetin e Anthony, që besohet që kishte rrëmbyer vajzën e tij pasi vrau nënën e saj dhe e kanë ndjekur për rreth 110 km. Në sediljen e pasagjerit të mjetit ndodhej edhe vajza.

    Shiko videon