22/12/2024
Kosovë

E rëndë në qytetin shqiptar, plagosen dy persona

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjonaj të qytetit të Prizrenit në  Kosovë, ku dy persoan janë plagosur.

    Policia e Kosovë bën me dije se njëri nga të plagosurit, është goditur me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjete të forta.

    Teksa dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, hetimet janë në vijim.

    Po ashtu të plagosurit rezultojnë emra të njohur për blutë e Kosovës.

    “Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njësitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim.