22/12/2024
Maqedoni

E rëndë/ I bie porta e hekurit në kokë, humb jetën 56-vjeçarja

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Gjonçaj të Fierit. Një grua 56-vjeçare ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë porta e hekurit.

    Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetësja me iniciale U.A., pësoi dëmtime të mëdha nga goditja.

    “Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën,” njofton policia.

    Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.