Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhu në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 63-vjeçare ka goditur me thikë një të mitur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në shkallët e pallatit ku 63-vjeçarja me ininciale V.M ka plagosur me thikë vajzën 14-vjeçare.
Burime për mediat bëjnë me dije se 63-vjeçarja e mitura janë fqinje dhe se ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta. E mitura është dërguar në spital, ndërsa gruaja është proceduar penalisht nga blutë e qytetit.