07/09/2024
Shqipëri

E rëndë/ Babai dhe xhaxhai dhunojnë barbarisht të dashurin e vajzës

    Dy ditë më parë në spitalin e Durrës, ndodhi një ngjarje paprecedentë, ku tre persona rrahën një 32-vjeçar, i cili po ruhej nga policia.

    Rreth orës 21.00 në urgjencën e Spitalit rajonal Durrës, tre persona kundërshtuan me forcë policinë dhe rrahën në mënyrë barbare të riun.

    Sipas informacioneve, babai, xhaxhai dhe një tjetër kanë dhunuar të dashurin e vajzës.

    Policia e Durrësit arrestoi një ditë pas ngjarjes në orën 2:30 të mëngjesit babanë K.K 41 vjeç, xhaxhanë E. K. 37 vjeç dhe një person tjetër B. K. 37-vjeç, të tre lindur në Dibër, por banues në lagjen 13 Plazh Durrës.

    I riu ka nga dhuna ka marrë plagë në kokë, qafë, fytyrë dhe krah.

    I dhunuari ka deklaruar në polici, se ka një lidhje dashurore prej një viti me vajzën e familjes që e dhunuan, ai ka kërkuar që ta bëjë familjare lidhjen, por është kundërshtuar nga familja.