22/12/2024
Maqedoni

E rëndë, 64-vjeçari i jep fund jetës duke qëlluar veten me çifte

    Një 64 vjeçar është gjetur i pajetë gjatë pasdites së sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Dukas të patosit.

    Sipas raportimeve të para, viktima dyshohet se është vetëvrarë me çiften që e kishte me leje.

    “Patos/Informacion paraprak

    Më datë 20.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se shtetasi L. V., rreth 64 vjeç, ka vrarë veten, në oborrin e banesës së tij, me armë gjahu të cilën e kishte me leje.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njoftimi i policisë.