30/12/2024
Botë Shqipëri

E pëson keq shqiptari në Britani

    33 vjeçari shqiptar Sajmir Hoxha ka rënë në pranga në Britani, pasi u kap duke ujitur 78 bimë kanabisi që me vlerë tregu arrinin rreth 47 mijë paund. Shqiptari u gjet në garazhin e banesës dhe kishte tentuar t’i arratisej policisë, por përpjekja e tij dështoi. Gjykata e ka dënuar Hoxhën me 15 muaj burg.

    Prokurori Ben Lawrence tha: “Prona u kontrollua. Kishte 78 bimë që kishin mbetur rreth tetë javë për t’u pjekur. Kishte gjithashtu porta hekuri të bëra vetë me dry në pjesën e pasme të shtëpisë të përdorura si masë sigurie”.

    Sipas mediave, ai kishte ardhur në Britani 18 muaj më parë dhe kishte grumbulluar paratë për një borxh prej 5,000 £ duke bërë këtë gjë.