18/10/2024
Botë

E PAZAKONTË/ Katër të dënuar arratisen nga burgu, policia s’kupton asgjë

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ShBA, ku disa të burgosur janë arratisur nga burgu i Tangipahoa dhe çuditërisht askush nuk i ka vënë re.

    Mediat e huaja shkruajnë se katër të dënuar kishin arritur të arratisen nga burgu pa i vënë re askush.

    Të burgosurit u arratisën në çifte, dyshja e parë të shtunën pasdite dhe e dyta të dielën pasdite, duke përdorur të njëjtën rrugë. Ata thyen një pjesë të gërryer të gardhit me zinxhir, më pas hapën një kanal nën tokë për të dalë nga burgu.

    Zyra e Sherifit të Famullisë Tangipahoa thotë se autoritetet nuk ishin në dijeni se katër të burgosur u kishin shpëtuar objekteve të burgut derisa një person u dha lajmin.

    Ai thotë se autoritetet e burgut mësuan për arratisjet vetëm të dielën rreth orës 15:40, kur një qytetar i shqetësuar raportoi se kishte parë dy nga të burgosurit në shtëpinë e një të afërmi të tij duke kërkuar një vend për të qëndruar. Kur zyrtarët filluan hetimet, zbuluan se edhe dy të tjerët mungonin.

    Dy nga të burgosurit e arratisur, Travon Johnson, 21 vjeç dhe Avery Guidry, 19 vjeç, u gjetën dhe janë sërish në prangat e policisë.

    Ndërsa Omarion Hookfin, 19 vjeç dhe Jamarcus Cyprian, 20 janë ende të lirë. Johnson, Hookifin dhe Guirdry u arrestuan pas një grabitje në një shtëpi që përfundoi me vrasjen e kryefamiljarit dhe plagosjen e një të mituri.

    E PAZAKONTË/ Katër të dënuar arratisen nga burgu, policia