21/12/2024
Rajon

E pazakontë: Babai nga Mali i Zi, nëna nga Veriu i Kosovës, i riu serb bën testin e ADN-së dhe del shqiptar

    Testet e ADN-së janë bërë gjithnjë e më të arritshëm nga shumë njerëz në mbarë botën. Tashmë ato kryhen shpejt dhe me një çmim të arsyeshëm nga kompani të shumta ndërkombëtare.

    Por një trend i madh, është ai i kryerjes së testit të ADN-së për të zbuluar origjinën. Ndër ta nuk mungojnë as njerëz nga Ballkani, të cilët kanë dyshime për origjinën e tyre, për shkak se rajoni në disa raste ka pësuar ashtu si një përzierje origjinash edhe ajo që quhet humbje e origjinës.

    Kryesisht një numër i madh shqiptarësh, nga Nishi, deri në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi kanë humbur origjinën, gjuhën dhe traditat shqiptare ndër vite, duke besuar se i përkasin një kombësie tjetër.