21/12/2024
Futboll

E FRIKSHME/ Ndodhej në makinë së bashku me vjehrrin, Ferrari i Elseid Hysajt merr flakë

    Frikë për mbrojtësin e kombëtares dhe familjen e tij. Elseid Hysaj ka përjetuar disa momente paniku, pasi makina e tij ka marrë flakë papritur.

    Shkodrani ishte së bashku me vjehrrin e tij në makinë, kur Ferrari ka shpërthyer në flakë, ndërsa bashkëshortja ishte jashtë automjetit 160 mijë eurosh. Për disa minuta kanë qëndruar të mbyllur në makinë, pasi dyert nuk hapeshin.

    Por gjithçka ka kaluar pa pasoja në njerës dhe Hysaj dhe vjehrri i tij kanë mundur të dalin nga Ferrari, me këtë të fundit që është dëmtuar i gjithi. Për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një difekt i fabrikës në momentin e prodhimit.

    “Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, ka thënë shkurtimisht Hysaj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe fatmirësisht për lojtarin dhe familjarët e tij s’ka probleme dhe mbrojtësi ka vazhduar normalisht stërvitjen me ekipin e Lazios.