22/12/2024
ShowBiz Uncategorized

E ëma e sëmurë në spital, del me urgjencë nga Big Brother Bardhi

    Këngëtari nga Kumanova, Bardhi mbrëmjen e djeshme gjatë “Prime” ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip.

    Ky vendim drastik i Bardhit ka ardhur disa ditë pasi nga shtëpia doli ish-konkurrentja me të cilën krijoi një marrëdhënie, Sara Gjordeni.

    Por jo, nuk ka qenë Sara arsyeja që Bardhi ka marrë vendimin për të ndërprerë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP. Mamaja e këngëtarit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Fillimisht ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë. Këtë lajmërim ai e mori nga vëllai i tij, i cili e vizitoi brenda shtëpisë dhe e njoftoi për komplikacionin e shëndetit të saj.

    Petriti, vëllai i artistit, hyri brenda në shtëpi, ku i tregoi se gjendja shëndetësore e nënës së tyre nuk është e mirë. E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij