22/12/2024
Lajme Shqipëri

E bija e gazetarit të njohur shqiptar fiton betejën me kancerin: Ishte një ëndërr e keqe!

    Vajza e gazetarit, Defrim Methasani arriti që pas më shumë se një viti të fitonte betejën me kancerin. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Methasani ka ndarë herë pas here njoftime për gjendjen e të bijës, ndërsa sot ndau lajmin e mirë për të bijën.

     

    Ai nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë ata që i janë gjendur pranë, teksa shkruan se falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolën të fitonin betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë.
    Rasti i vajzës (që nuk ia uroj askujt), na tregoi se kur bëhemi bashkë edhe vështirësitë i bëjmë më të lehta. Askujt nga ju nuk i dëshiroj asgjë të keqe apo problem shëndetësor, por dijeni se jam pranë jush kurdo dhe kudo, si një “lokomotivë” e trenit humanist të jetës. Faleminderit është pak, mirënjohja ime dhe familjes sime vlen shumë…! Zoti bëftë mrekulli te secili nga ju!“shkruan gazetari
    Postimi i plotë i gazetarit Defrim Methasani

     

     

    Faleminderit është pak

     

     

    Mirënjohja vlen shumë…!
    Të dashur miq, të njohur dhe panjohur! Pas më shumë se një viti vajza ime Luna, bëri të parin postim në fb, duke shprehur mirënjohjen dhe duke dhënë mesazhet e duhura për jetën. Për momentin, duket sikur betejën me kancerin e fituam dhe tashmë ajo nuk endet dyerve të spitalit në Tiranë dhe Berlin, por është pranë nesh në shtëpi, duke menduar rrugëtimin e saj të jetës, falë edhe shpresës së dhënë nga mjekët në Gjermani.

     

    Falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes sonë, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolëm të fitojmë betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë, duke e konsideruar një ëndërr të keqe atë çfarë na ndodhi, por duke menduar pozitivisht për atë çfarë e pret Lunën në lulen e saj të jetës.

     

    Edhe pse çdo ditë e shpreh mirënjohjen për ju në shtëpi, punë, tavolina miqsh e kolegësh, më duhet sot ta pohoi publikisht mirënjohjen time dhe familjes Methasani, për çdo interesim, kontribut, apo mbështetje e solidaritet të dhënë tek unë dhe familja ime nga secili nga ju. Jam me fat që rrethohem nga njerëz kaq të mirë, që ndikuat në mbarëvajtjen dhe kurimin e Lunës, që nga mbesa ime e mrekullueshme Nerilda Meda, që ishte e para që na krijoi mundësinë e qëndrimit dhe kurimit në Berlin, mjekët duar artë shqiptarë dhe gjermanë, por dhe ato që na mbështetën në 14 muaj, duke na e bërë më të lehtë barrën e madhe që kishim me një mal dhimbjeje

     

    Rasti i vajzës (që nuk ia uroj askujt), na tregoi se kur bëhemi bashkë edhe vështirësitë i bëjmë më të lehta. Askujt nga ju nuk i dëshiroj asgjë të keqe apo problem shëndetësor, por dijeni se jam pranë jush kurdo dhe kudo, si një “lokomotivë” e trenit humanist të jetës. Faleminderit është pak, mirënjohja ime dhe familjes sime vlen shumë…! Zoti bëftë mrekulli te secili nga ju!