22/12/2024
Shqipëri

Dy lezbike do martohen në taracën e Bashkisë së Tiranës, reagon ashpër pastor Akil Pano: Distancohem nga ky akt

    Më 19 maj, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj do të martohen në taracën e Bashkisë së Tiranës, nga kryetari Erion Veliaj. Pavarësisht se Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë.

    Pjesë e ceremonisë do të jenë dy pastorë nga Anglia dhe pikërisht kjo gjë ka nxitur pakënaqësi nga komunitetet fetare. Pastori i Kishës “Ungjilli i Krishtit”, Akil Pano, përmes një letre të hapur është distancuar nga ky akt.

    Ai sqaron se asnjë pastor i vërtetë ungjillor apo protestant që ushtron shërbimin e tij në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë, nuk mund të kryejë ose të marrë pjesë në ceremoni fetare që kundërshtojnë Shkrimin e Shenjtë dhe traditën kishtare.

    Duke përkufizuar një pjesë nga Bibla, Akil Pano qartëson se: “martesa është ekskluzive dhe në mënyrë të pakundërshtueshme, bashkimi civil mes një burri dhe një gruaje.”

    Pastoi thotë se çdo ceremoni tjetër që synon bashkimin civil të dy personave të gjinisë së njëjtë, të mbështetur në Shkrimin e Shenjtë dhe traditën e kishës, mund të jetë çdo gjë tjetër, përveçse ceremoni martesore.

    Letra e plotë e pastorit Akil Pano:

    Drejtuar: Bashkisë Tirane
    Qytetarëve te Tiranes dhe gjithe Shqipërisë!

    Në dritën e ngjarjes të planifikuar në tarracën e Bashkisë Tiranë, mbi ‘ceremoninë fetare’ të bashkimit në martesë të dy personave me gjini të njëjtë, Kisha “Ungjilli i Krishtit” sqaron komunitetin lidhur me çështjen që ka shkaktuar trazira të konsiderueshme mes besimtarëve dhe popullatës së gjerë.

    Jemi vënë në dijeni të pretendimeve se dy ‘pastorë’ Britanikë do të kryejnë një ‘ceremoni fetare’ martesore homoseksuale në tarracën e Bashkisë Tiranë, këtë të Diel, më datë 19 Maj 2024,
    me lejen e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

    Sqarojmë publikun, se:

    Asnjë pastor i vërtetë ungjillor/protestant që ushtron shërbimin e tij në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë, nuk mund të kryejë ose të marrë pjesë në ceremoni fetare që kundërshtojnë Shkrimin e Shenjtë dhe traditën kishtare.

    Martesa, siç përkufizohet nga Bibla, është ekskluzive dhe në mënyrë të pakundërshtueshme:

    “bashkimi civil mes një burri dhe një gruaje.” (Zanafilla 2:24).

    Çdo ceremoni tjetër që synon bashkimin civil të dy personave të gjinisë së njëjtë, në këndvështrimin tonë, të mbështetur në Shkrimin e Shenjtë dhe traditën e kishës, mund të jetë çdo gjë tjetër, përveçse ceremoni martesore.… le të bëjmë të gjitha përpjekjet të jetojmë një jetë me integritet, të ruajmë besimin, shenjtërinë e martesës dhe pa u lodhur të punojmë për mirëqenien e familjes duke u kujdesur për strukturën morale të shoqërisë.

    Veprimet tona le të pasqyrojnë gjithnjë kërkesat e larta të Zotit për të vërtetën dhe dashurinë për të gjithë njerëzit. (Efesianëve 4:15a)

    Miqësisht, i juaji!

    Rev. Akil Pano
    Kisha Ungjillore “Ungjilli i Krishtit” Shqipëri