22/12/2024
ShowBiz Shqipëri

Dy gra martohen në tarracën e Bashkisë së Tiranës, rrjeti shpërthen, i nxjerrin Erion Veliajt fotot me fustan

    Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara i thanë “po” njëra-tjetrës këtë të diele. Për herë të parë në tarracën e Bashkisë së Tiranës lidhën kurorë dy vajza.  Kjo gjë ka shkaktuar jo pak revoltë në rrjet se si kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë kundër ligjit dhe ka lejuar të ndodhë kjo martesë në taracën e institucionit që ai drejton.

    Pas kësaj martesë në rrjete po qarkullojnë dhe pamjet e regjistruara vite më parë se si anëtarët e lëvizjes MJAFT të drejtuar aso kohe nga ERion Veliaj ishin veshur si femra dhe lidhur me këtë ky i fundit nuk tha asnjë gjë.

    Gjithashtu, një tjetër foto po bën namin në rrjetet sociale. Është fotoja që dikur deputeti Edi Paloka kishte bërë me fotoshop për Veliajn ku shihej i veshur me fustan zane.