23/12/2024
Lajme Maqedoni

Dy ditë para zgjedhjeve të 8 Majit! Aleancat, tradhtitë dhe paktet e fshehta të Taravarit te VLEN dhe me Mickoskin

    Nesër në Maqedoninë e Veriut do të pllakosë heshtja zgjedhore! Qytetarët do t’i drejtohen më 8 Maj kutive të votimit për të vendosur për të ardhmen e tyre, të fëmijëve dhe shtetit të tyre.
    Kush nga partitë politike ka arritur që të fitojë besimin e plotë të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të kuptohet mbrëmjen e 8 Marsit.
    E teksa, politikanëve i kanë mbetur edhe shumë pak orë për të bërë takimet dhe postimet e fundit, edhe mediat do të duhet të respektojnë ligjin sa i përket heshtjes zgjedhore. Prandaj, News33.tv përmbledhur do të sjellë deklaratat e bëra përgjatë kohëve të fundit si dhe tradhtitë që janë bërë brenda familjeve politike dhe si disa prej tyre kanë vijuar nga rruga duke u bërë palë pikërisht me ata që deri dje i shanin.
    Le të kthehemi jo më larg se një muaj më parë ku Izet Mexhiti nga Struga deklaroi para qytetarëve dhe zbuloi paktin keqdashës që kishte bërë me Arben Taravarin, kohë ky i fundit ende gënjente sy për sy votuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe vëtë ata që i zgjatën dorën për ta ndihmuar dhe besuan se do të ishte një lidership i denjë.
    E kur anëtarët e ASH-së i besonin Taravarit si kreun e tyre dhe që do t’i udhëhiqte drejt një fitore të pastër dhe të sigurt, ky i fundit po punonte pas shpinës së tyre. Mexhiti e zbuloi duke thënë se që në qershor të 2023 ai së bashku me Arben Taravarin e Bilall Kasamin kanë mbajtur takimet e para për të formuar këtë koalicion.
    “Nëse nuk gaboj, pikërisht këtu ka filluar zanafilla e këtij koalicioni, koalicionit të popullit. Mos gaboj në qershor jemi takuar me dijeni e Bekimit, me Taravarin, me Kasamin për të filluar koalicionin dhe fitoren e parë e kemi që nuk lamë të digjen votat e shqiptarëve”, tha Mexhiti.
    Ndërkohë, në atë kohë Taravari i betohej dhe e siguronte Ziadin Selën, se partia për të cilët ai u mundua përgjatë gjithë atyre viteve dhe arriti ta kthente në një nga partitë më të fuqishme, do të shkonte e vetme në zgjedhje.
    Por, jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por Taravari u largua nga ASH duke bërë “pakt me djallin”, me Mexhitin e Kasamin për të cilët akuzat nuk kishin të ndalur. E teksa përpiqej që të merrte vulën e Aleancës për Shqiptarët, Taravari u braktis për tradhtinë që i bëri partisë dhe mbështetësit gjetën shpëtim përsëri te lideri i kësaj force politike Ziadin Sela.
    Sela përpiqej të bashkonte partinë e cila ndodhej në një udhëkryq dhe e rrezikuar për të mos u futur në zgjedhje, ndërkohë nga ana tjetër Taravari shpalli kandidaturën e tij për President nën logon e “VLEN”. Sërish me këtë besim preu në besë Selën, atë i cili e ndihmoi dhe i besoi partinë!
    Pas shpalljes së kandidaturës së Taravarit për President, vetë Ziadin Sela deklaroi për mediat se ka qenë ai që e ka pyetur “doktorin me ëndrrën për tu bërë politikan” se nëse dëshironte që të kandidonte për President ai do e mbështeste. Mirëpo, një përgjigje negative kishte marrë aso kohe nga vetë Taravari i cili i kishte thënë me plot bindje dhe me gojën plot se nuk e dëshironte një gjë të tillë.
    Data për kandidimin e partive për zgjedhjet Parlamentare po vinte dhe Aleanca për Shqiptarët ndodhej në pritje të vulës, ndërsa Taravari qëndronte i qetë nën çadrën e “VLEN”, shkruan news33.tv.
    E vetmja rrugëdalje nga ky ngërç ishte një koalicion. Pikërisht për këtë arsye Ziadin Sela dhe të gjithë anëtarët e Aleancës për Shqiptarët, sigurisht dhe me miratimin dhe besën e shqiptarëve, vendosën që të bëhen pjesë e koalicionit “Fronti Europian”, koalicionit të së ardhmes.
    Më 24 Prill shqiptarët vendosën dhe ndëshkuan me votë Arben Taravarit dhe shokët e tij të “VLEN”. Pas rezultatit Taravari, Mexhiti, Kasami, Gashi e Qoku, ku këtë të fundit po e shpërfillin pasi nuk kanë më nevojë, gjetën strehim nën “sqetullën” e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, qëllimi i vetëm i të cilit është të shtypë shqiptarët, shkruan news33.tv.
    Vetë Misckoski në një deklaratë nxori zbuluar Taravarin dhe interesat e tij të fshehta vetëm për karrigen e tij. Nga njëra anë Arben Taravari me shokë bërtasin e ngrenë zërin se duan vetëm të mirën e shqiptarëve, ndërsa nga ana tjetër bëjnë pakte të fshehta me Mickosin.
    Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se “VLEN”, nuk i ka vendosur asnjë kusht për ndryshimet Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe se nuk kanë ndërmend t’i marrin parasysh.
    “Nuk kemi hapur bisedë për atë temë, nuk kemi diskutuar për atë temë”, deklaroi Mickoski.
    Tani, të gjitha kartat janë të hapura dhe gjithçka është e qartë kush është tradhtari kush do të keqen e shqiptarëve dhe kush mendon për ta! Mbetet 8 maji që me votë shqiptarët e Maqedonisë të “zhdukin” nga politika ata që i shtypin dhe që kanë qëllim vetëm karriget e tyre.