“Qigji i urtë pi dy nëna” është një shprehje e urtë shqiptare, mirëpo në këtë rast na lejoni ta ndryshojmë dhe të themi që “qingji i urtë pi tre nëna”. E ky është rasi i bashkëpuntorit të Arben Tarvarit, i cili duke pasur krahët e ngrohta nga ish-kreytari i ASH-së, merrte jo një rrogë, jo dy, po plot tre rroga, shkruan news33.tv.
Bëhet fjalë shtetasin me ininciale B.A, i cili rezulton të jetë i punësuar në në Komunën e Gostivarit dhe me kontratë edhe në të paktën dy institucione të tjera, shkruan news33.tv.
Ai njihet edhe si bashkëpunëtor i Arben Taravarit, i cili merr tre paga, një në Komunën e Gostivarit, në sektorin për furnizime publike dhe dy kontrata të tjera, një në postë në kohën kur drejtonte Bujare Abazi dhe një në Klinikën e Neurologjisë, të drejtuar nga Visar Miftari, që të dy tanimë në krahun e Taravarit.
A është ky ndryshimi që po paralajmëron Arben Taravari dhe a janë këto ankesat se njerëz të afërt me të po u prishen kontratat.