Kreu i ASH-së, Ziadin Sela I ka kthyer përgjigje live Arben Taravarit. I ftuar këtë mbrëmje në Syri Tv, Sela u pyet lidhur me një deklaratë që Arben Taravari e ka bërë ditë më parë ku dhe i drejtohej anëtarëve të ASH-së që të mos futen në koalicion me BDI pasi ai do të ishte i gatshëm të firmoste që ata të futeshin të vetëm në zgjedhje ashtu si dhe kanë dëshiruar.
Sela tha se ka qenë Taravari ai i cili tradhëtoi Aleancën për Shqiptarë, tradhtoi zotimin që kishte bërë para atij si dhe anëtarëve të ASH dhe u largua duke u bërë palë me partitë e tjera në koalicionin “VLEN”, shkruan news33.tv.
“Kur turpi flet për turp. E vërteta është që jo ato, se fatkeqësisht ne kemi ardhur në situatë kur po flasin ato dhe ne. Ai përmendi ato duan të shkojnë vetë në zgjehdje e vërteta është që kur kemi qenë bashkë me Taravarin edhe në disa raste jemi dakorduar zotuar i kemi dhënë fjalë njëri tjetirt që ne të shkojmë vetën në zgjedhje dhe do e ruajmë atë që është Aleanca për Shqiptarët. Ka qenë zotimi ynë I përbashkët edhe me vendim të kryesisë që kemi votuar edhe unë edhe ai dhe një moment ai iku, tradhtoi zotimin që ka bërë para meje edhe u largua . Këto sjellje nuk janë sjellje të njerëzve që kanë dinjitet por që veprojnë me urdhëra. Nuk mund ti besohet një njeriu që të ka tradhtuar në besë”, tha Taravari.