22/12/2024
Maqedoni

Disa pjesë të Shkupit sot do të jenë pa ujë

    Pa ujë sot do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Sopishë, Kaporsh, Saraj dhe Qendër, njoftojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup.

    Ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të një defekti rrugor f 125 në rr, 18 pn në Sopishte do të kenë sot përdoruesit e fshatit Dobridoll. Ndërprerja do të jetë nga ora 07:00 deri në përfundim të defektit.

    Për shkak të ndërrimit të një çelësi f – 100 mm në rr. “Oslo” nr. 15B, në periudhën nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve, do të mbetet pa ujë një pjesë e përdoruesve të rrugës “Moskovska” dhe “Zhenevska”, si dhe përdoruesit e rrugëve “Urosh Gjudoviq”, “Lubica Gjeorgieva” dhe “Banjalluçka” në Komunën e Karposhit.

    Nga NP Ujësjellës dhe kanalizim – Shkup informojnë se për shkak të rikonstruktimit në stacionin pompues Saraj, në periudhën nga fshati 05.00 e deri në përfundim të punimeve, pa ujë do të mbeten përdiruesit e fshatrave Saraj, Gllumovë, Arnaqi dhe Matkë në Komunën e Sarajit.

    Për shkak të ndërlidhjes nga rrjeti i vjetër në atë të riun f-150 mm në rr. “Rilski Kongres” nr.1 në oeriudhën nga 9:00 deri në përfundim të punimeve, do të mbeten pa ujë një pjesë e përdoruesve të rrugëve “Partenie Zografski” dhe “Bellgradska” në Komunën Qendër.