22/12/2024
Lajme Maqedoni

“Dhunë, gjak…”, Ziadin Sela i rikthehet ngjarjes së prillit, rrëfen vështirësitë

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i është rikthyer edhe njëherë ngjarjes së rëndë të ndodhur më 27 prill të vitit 2017.  Ai ka kujtuar të gjitha vështirësitë për arritjet e tij politike, duke theksuar se është momenti për të rikthyer Aleancën ajo që ka qenë gjatë viteve të udhëheqjes së tij, shkruan news33.tv.

    “Shqiptarët si gjithandej nuk i kanë arritur me lehtësi arritjet politike, ashtu siç në Kosovë nuk është arritur me lehtësi dhe pa vuajtje Pavarësisa e Kosovës, edhe në Maqedoni nuk janë arritë me lehtësi ato që kemi pasë interesa strategjike si shqiptarë, dhe unë nuk besoj se do të arrihet me lehtësi as në të ardhmen”, duke theksuar më tej se nuk ishte i vetmi që e përjetoi.

    “Akoma më tragjike janë rastet e fëmijëve shqiptarë që rriheshin nëpër autobusë duke u kthyer ose duke shkuar në shkollë. Ose ndejat që kanë bërë shqiptarët, dalë të gjakosur e malltretuar nga ana e huliganëve por ajo që ka qenë më shqetësuesë është mugesa e reagimeve nga institucionet shtetërore”, shtoi ai.