22/12/2024
Maqedoni

Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz

    Kompania ajrore greke “Aegean Airlines” e ka ndërprerë shitjen e biletave për linjën e re të planifikuar mes Shkupit dhe Korfuzit, e cila është dashur të fillojë në fillim të qershor me linjën Athinë – Shkup – Korfuz – Athinë, publikoi portali exyuaviation.com.

    Fluturimet është dashur të mbahen dy herë në javë të martën dhe të shtunën, ndërsa linja ajrore Shkup – Athinë të realizohet të mërkurën dhe të dielën në mëngjes.

    Sipas orarit të rishikuar, duket se “Aegean Airlines” anulon plotësisht dy fluturime javore, duke e ulur frekuencën e përgjithshme mes Shkupit dhe Athinës nga fluturimet e çdoditshme në pesë fluturimeve në javë, duke filluar nga 4 qershori.

    Kompania nuk përjashton edhe ndryshime plotësuese në rendin e fluturimeve, thekson exyuaviation.com.