27/12/2024
Lajme Shqipëri

DËSHMIA TRONDITËSE/ Dy burrat shqiptarë përdhunuan 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara: E zhveshëm dhe…

    Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg njërin prej shtetasve të cilët akuzohen se kanë përdhunuar 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara. Togat e zeza kanë caktuar masën “arrest me burg”, për shtetasin B.Jollën, ndërsa për shtetasin tjeter, Rexhep Ballën, është dhënë masa “arrest shtëpie”.

    Në dëshminë e tij para oficerëve të Policisë, Jolla ka pranuar se ka zhveshur 31 vjeçarin me aftësi të kufizuara.

    Ka qenë nëna e të riut ajo e cila denoncoi në polici abuzimin seksual me djalin e saj. Burime për mediat bëjnë me dije se e ëma e 31-vjeçarit ka një bar kafe, pranë vendit ku dy të akuzuarit punojnë si roje dhe djali shkonte për t’ i dërgua kafenë. Pikërish në këto ambiente, dyshohet se ka ndodhur edhe akti.

    Ndërkohë mjekësia ligjore ka konfirmuar abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me aftësi të kufizuara.

    Dyshohet se përdhunimi ndaj 31-vjeçarit ka ndodhur 15 ditë më parë, më 4 prill.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njoftoi policia ditë më parë.