22/12/2024
Lajme Maqedoni

Deri më 24 mars, kandidatët për president nuk mund të shpenzojnë për fushatë

    KUFIZIMET E KODIT ZGJEDHOR

    Pas konfirmimit të kandidatëve për president nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, tani sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor, kandidatët deri në fillimin e fushatës zgjedhore më 4 prill, nuk mund të shpenzojnë mjete nga llogaria e transaksionit të destinuara për fushatën zgjedhore dhe pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të organizojnë vetëm nga një ngjarje publike për promovimin e listave të tyre të konfirmuara të kandidatëve si dhe programeve zgjedhore.

    Nenin 69-a i Kodit Zgjedhor thotë se fushatë zgjedhore konsiderohet tubimi publik dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore, ekspozimi publik i posterave, prezantimet video në vende publike, prezantimi zgjedhor në media dhe në internet, shpërndarja e materialeve të shtypura dhe prezantimit publik të kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programeve të tyre. Ndërsa në paragrafin 2 thuhet se fushata fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe edhe në rrethin e parë dhe në rrethin e dytë të votimit, fushatë nuk duhet të ketë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve e cila është ditë heshtjeje.

    Parashtruesi i listës, përkatësisht kandidati, mund të paraqesë ankesë për mos respektim të dispozitave të këtij neni, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar që në afat prej 72 orëve t’i hetojë pretendimet, të veprojë sipas ankesë së paraqitur dhe të sqarojë vendimin e tij në. Kundër vendimit të KSHZ-së, ankuesi ka të drejtë të paraqesë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 48 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative është e detyruar të marrë vendim brenda 72 orëve nga marrja e padisë.

    Dje KSHZ konfirmoi kandidaturat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e 24 prillit. Në këto zgjedhjet qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për shtatë kandidatë dhe atë: Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga VLEN, Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Stevçe Jakimovski nga GROM, Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM dhe Biljana Vankovska Cvetkovska nga LEVICA.

    Numri rendor i kandidatëve dhe pamja e fletëvotimit do të dihet më së voni deri më 28 mars, kur duhet të mbahet shorti në KSHZ.