22/12/2024
Botë

Deputeti “harron” të paguajë parfumin e shtrenjtë, e fut në xhep dhe largohet (EMRI)

    Një hetim është duke u zhvilluar kundër deputetit italian dhe ish-ministrit të Drejtësisë Piero Fassino , i cili dyshohet se tentoi të vidhte parfum nga një dyqan në aeroportin e Romës.

    Mediat italiane raportojnë se deputeti ka tentuar të grabisë një parfum. Mirëpo këtë veprim Fassini e ka justifikuar se ngaqë e kishin marrë në telefon, e kishte futur parfumin në xhep dhe do ta paguante më vonë.

    Komapnia e “Duty Free” pretendon se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë deputetin që largohet pa paguar.

    Çmimi i parfumit është 130 euro dhe politikani italian mësohet se ka kërkuar të paguajë për dy shishe, me pretendimin se ka qenë një keqkuptim. E teksa hetimet vijojnë, analistët shprehen se deputeti mund të mos dënohet, pasi është hera e parë që kryen një shkelje dhe se nuk cilësohet si shkelje e rëndë.