Dalin pamjet e para nga atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico i cili u qëllua me armë zjarri pas mbledhjes së qeverisë.
Në pamjet e para shihet moment ku pasi u qëllua me armë zjarri, kryeministri i Sllovakisë evakuohet nga vendi i ngjarjes dhe dërgohet me urgjencë në spital.
Ai u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku dhe ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Mediat e huaja raportojnë se kryeministri 59-vjeçari Robert Fico i është nënshtruar operacionit, por akoma nuk dihen detaje nga gjendja e tij. Deri më tani një person ka përfunduar në pranga, ndërsa policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.
View this post on Instagram