22/12/2024
Botë

DEL VIDEO: U qëllua me armë, momenti kur kryeministri evakuohet nga vendi i ngjarjes

    Dalin pamjet e para nga atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico i cili u qëllua me armë zjarri pas mbledhjes së qeverisë.

    Në pamjet e para shihet moment ku pasi u qëllua me armë zjarri, kryeministri i Sllovakisë evakuohet nga vendi i ngjarjes dhe dërgohet me urgjencë në spital.

    Ai u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku dhe ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Mediat e huaja raportojnë se kryeministri 59-vjeçari Robert Fico i është nënshtruar operacionit, por akoma nuk dihen detaje nga gjendja e tij. Deri më tani një person ka përfunduar në pranga, ndërsa policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.