27/12/2024
Lajme Shqipëri

DEL VIDEO/ Shkon e godet me thikë pas shpine, momenti kur i riu e qëllon në qafë policin

    Kanë dalë pamjet e ngjarjes së rëndë të shënuar në Shkodër, ku u sulmua një oficeri Policie, Admir Okaj.

    Në video shihet qartë se autori Ormir Gucia sulmon dhe turret e qëllon me thikë pas shpine oficerin disa herë. Në video shihet se oficeri është me dy vajza duke biseduar, njëra prej tyre mbesa, kur qëllohet pabesisht me thikë.

    Më pas Okaj nxjerr armën dhe ia drejton, teksa e qëllon disa herë me tytën e armës në kokë për ta neutralizuar. Autori ka arritur që pas ngjarjes të largohet, ndërsa ka rënë në prangat e policisë disa orë pas përplasjes me policinë.

    Sakaq, më herët është njoftuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, por pamjet tregojnë të kundërtën, duket se nuk ka qenë një përplasje e rastësishme, por një tentavivë vrasje e planifikuar më herët.