Po ju risjellim një deklaratë që ish-kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë dikur lidhur me ata me të cilët sot janë futur në “gjirin e ngrohtë” të koalicionit.
Dikur Taravari akuzonte partinë BESA, Alternativën edhe Izet Mexhitin se dikur kanë qenë grup me BDI.
Në këtë video që dhe news33.tv po ju risllej Taravari dëgjohet teksa thotë qartë e bukur se të gjithë ata me të cilët sot shtrëngon duart dhe endet nëpër tubime kanë qenë derivat i BDI-së.
“Këto që janë fronti opozitar tani janë të gjithë derivatë i BDI janë grupe të pakënaqura që në periudha të ndryshme janë larguar nga BDI. Janë ish funksionarë të BDI të gjithë, me radhë ti themi me BESA me Alternativa me Izet Mexhitin, të gjithë janë grupe që dikur kanë qenë BDI”, dëgjohet të thotë Taravari.
@aleancav♬ original sound – Aleanca e Vërtetë