22/12/2024
Lajme Maqedoni

DEKLARATA E BUJSHME/ Koalicioni VLEN kundër Arben Taravarit, e përgenjështrojnë menjëherë

    Pjesë e të njëjtit koalicion, mirëpo me qëndrime të ndryshme! Bëhet fjalë për Arben Taravarin dhe pjesën tjetër të koalicionit VLEN.

    Në një intrevistë të dhënë më herët Arben Taravari është shprehur se VLEN dhe BDI kanë një marrëveshje “xhentëllmenësh”.

    “Me siguri z.Ahmeti ju ka treguar, ne kemi një marrëveshje xhentëlmenësh, “VLEN” dhe BDI-ja, që nuk shkojmë me një Qeveri, që nuk i bënë ndryshimet kushtetuese. Një marrëveshje xhentëlmenësh. Dhe nuk ka dyshim për këtë se ndonjë parti shqiptare të mund bëhet pjesë e pushtetit”, kështu ka deklaruar Taravari, deklaratë e cila është përgenjështruar menjëherë nga zëdhëdhënësi i VLEN, Orhan Murtezani.

    Në një prononcim për mediat, Murtezani është është shprehur se VLEN nuk ka asnjë marrëveshje me BDI.

    Koalicioni shqiptar VLEN nuk ka asnjë marrëveshje as me BDI dhe as me Bujar  Osmanin, pasi ata nuk kanë realizuar asnjë marrëveshje deri më tani”, tha ai, shkruan news33.tv.