Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur irritimin e tij në lidhje me qëndrimet dhe veprimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila u betua në emër të Maqedonisë dhe jo Maqedonisë së Veriut.
Mitsotakis shprehu mosmiratimin e Greqisë për një ‘iniciativë të paligjshme dhe të palejueshme’ dhe një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj, duke minuar të ardhmen e saj, siç kanë deklaruar tashmë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në të njëjtën kohë, Mitsotakis refuzon manipulime si ato me të cilat Silianovksa po hap mandatin e saj, së cilës ai i bën thirrje t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.
‘Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të ngjashme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj dhe sigurisht nga tejkalimi i sfidave’, përfundon kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.