21/12/2024
Maqedoni

Çmimi 100 euro, shfrytëzohet për prostitucion dy djemtë shqiptarë

    Një ngjarje e pazakontë për vendin tonë është zbërthyer së fundmi nga Policia e Tiranës, ku dy shtetas shfrytëzoheshin për prostitucion.

    Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se një 31-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të dy shtetas të huaj, shfrytëzoheshin për prostitucion nga një tjetër shtetas me ininciale G.J, 29 vjeç.

    Në kuadër të këtij operacioni në pranga ra 31-vjeçari, D.C dhe tutori, ndërsa i riu tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

    Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi nga Venezuela shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

    Policia po bijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.