22/12/2024
Maqedoni

Çka nëse Mickoski e fton ASH-në në Qeveri? Ja si përgjigjet Ziadin Sela

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për “Slloboden Peçat”, ka folur për procesin e formimit të Qeverisë.


    Ka deklaruar se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe më pas të formohet Qeveria. Sipas tij kjo do të dëshmonte se vendi shkon në rrugën e duhur.

    Konkretisht, në pyetjen se çfarë nëse lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e fton Aleancën për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë, Sela me përgjigje:

    “Mickoski e di, fjala e dhënë prej meje është fjalë e dhënë. E respektoj fjalën time. Koalicioni Fronti Europian është fjalë e dhënë dhe ne jemi si koalicion. Negociata mund të ketë me Frontin Europian dhe jo me ASh”, tha Sela.