23/12/2024
Shqipëri

Çfarë po ndodh në Tiranë? Shpërthime molotovi te Bashkia

    Shishet e molotovit janë hedhur dhe këtë të premte në drejtim të Bashkisë së Tiranës. Kjo është protesta e katërt e opozitës, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferave të korrupsionit që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

    Një skenar i ngjashëm me ato të kaluara, ku teksa në mes të sheshit drejtuesit e protestës marrin fjalën dhe kërkojnë largimin e kryebashkiakut, nga turma hidhen shishe molotovi drejt godinës së bashkisë.

    Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt kanë dalë menjëherë në gatishmëri, në rast se protestuesit do të përpiqeshin të çanin kordonin e hekurt dhe do të mësynin drejt bashkisë. Forcat Shqiponja, të cilat gjithashtu janë pranë perimetrit të sigurisë, kanë shuar flakët me fikse zjarri.

    Siç shihet dhe nga pamjet e drejtpërdrejta, shtëllunga tymi dhe flakë janë ngritur në zonën përpara institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj.

    FNSH vihet në gatishmëri, tym e flakë molotovi drejt