Connect with us

Magazina

Ç’duhet të hamë në mëngjes për të qenë të shëndetshëm dhe të mos shtojmë peshë

Shumë studime mbështesin idenë se konsumimi i mëngjesit ndikon në shëndet më të mirë dhe një indeks të masës trupore (BMI) më të ulët. Madje, sipas këtyre studimeve, nëse hani mëngjes do të digjni më shumë kalori gjatë ditës, sesa kur nuk e konsumoni këtë vakt kaq të rëndësishëm të ditës, shkruan Class.

Por çfarë këshillohet të konsumohet për mëngjes? Hidhuni një sy sugjerimeve të mëposhtme dhe shtojini disa prej këtyre ushqimeve në vaktin tuaj të parë të ditës.

Tërshëra

Tërshëra është një ndër ushqimet më të mira, e pasur me fibra, proteina vegjetale, vitamina të grupit B. Tërshëra përmban gjithashtu minerale si hekuri dhe magnezi. Me konsumimin e tërshërës ulet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiake falë një fibre të quajtur beta –glukano, përbërës që mund të përmirësojë nivelin e kolesterolit. Kjo fibër gjithashtu ushqen probiotikët, duke ndihmuar bakteret mike të zorrëve për të mbijetuar.

Vezë

Veza është e pasur me vitaminë A, D dhe B12. Dy vezë të mëdha përmbajnë mbi 50% të kolinës, e njohur si vitamina J, për të cilën trupi jonë ka nevojë çdo ditë, ndikon pozitivisht te kujtesa, humori dhe kontrolli muskular. Një vezë e vetme përmban rreth 8 gramë proteinë; një element thelbësor për trupin tonë. Në mëngjes ideal do ishte konsumimi i dy vezëve të ziera.

Fara

Fara susami, chia, lule dielli, lini, kungulli…. etj. Shtojini këto fara në drithëra, smoothie, madje edhe në ushqime të pjekura. 30 gramë fara përmbajnë 10 gramë proteina. Farat përmbajnë minerale të shumta, si zinku, magnezi, hekuri dhe kalciumi; të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Kos grek pa sheqer

Kosi grek njihet për vlerat e shumta ushqimore. Ndaj dhe këshilla kryesore kur përzgjidhni një kos duhet që të ketë pesë ose më shumë shtame të kulturave bakteriale, por sasia nuk duhet t’i kalojë 150 gramët. Ky lloj kosi është perfekt nëse jeni në dietë, sidomos për t’u ngrënë për mëngjes, por nëse dëshironi që ato të jenë pak më të ëmbël, thjesht shtoni frutat e copëtuara! Kosi grek është plot me kalcium, ka një përmbajtje të lartë proteinash dhe shumë versione janë pasuruar me vitaminë D.

Banane

Vlerat ushqyese të bananes i dinë të gjithë. Folatet dhe vitamina B6 e pranishme te bananet ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin dhe redukton ankthin. Fibrat e tretshme gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit, duke e hequr atë nga trakti gastrointestinal dhe duke penguar lëvizjen e tij drejt enëve të gjakut. Për një furnizim shtesë të shëndetshëm të zemrës, gjatë mëngjesit prisni bananen në feta dhe shtojini ato në tërshërë me një lugë farash chia ose arra.

Qumësht

Një gotë qumësht në mëngjes furnizon trupin me rreth 13 gramë proteinë. Konsumimi i qumështit në mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë, sidomos kur jeni për vrap. Duhet të dini se qumështi është i përbërë rreth 80% ujë, por përmban edhe minerale si kalciumi, kaliumi; të cilat ju ndihmojnë të hidratoni trupin tuaj. Kujdes! Nuk këshillohet t’i shtoni qumështit sheqer apo kakao.

Integralet

Drithërat integrale ofrojnë përfitime antioksiduese, duke mbrojtur indet nga efektet e dëmshme dhe inflamatore. Për më tepër, ato janë të pasura me minerale të tilla si kalcium, kalium, magnez, zink dhe hekur: çelësi për imunitetin e përgjithshëm dhe shëndetin e zemrës. Vitaminat B që gjenden në drithëra gjithashtu ndihmojnë trupin ta shndërrojë ushqimin në energji.

Çaj i zi ose kafe

Ekzistojnë studime të shumta që tregojnë se antioksidantët dhe kafeina që gjendet te çaji dhe kafeja pa sheqer sjellin përfitime në shëndet; si ulja e rrezikut të sëmundjeve kronike apo mbajtja e peshës nën kontroll. Si kafja ashtu edhe çaji janë pije me zero kalori, prandaj rekomandohet konsumimi i tyre për mëngjes.

Avokado

Ky frut ka një përzierje unike të yndyrave të shëndetshme, ujit dhe fibrave dietike. Ky kombinim rrit ndjesinë e ngopjes, duke mos pasur oreks gjatë pjesës tjetër të ditës. Konsumoni bukë të thekur me vezë të copëtuara dhe avokado, pasi përmban vitamina dhe minerale B. Sipas studimeve, yndyrat e pangopura në avokado lidhen gjithashtu me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kancereve të lidhura me stilin e jetës dhe diabeti.

Fruta pylli

Vetëm një filxhan me fruta pylli përmban deri në 9 gramë fibra, rreth 50% të dozës së domosdoshme të vitaminës C, me vetëm 60 kalori. Antioksidantët e pranishëm te frutat e pyllit mbrojnë qelizat. Konsumimi sa më shumë i këtyre frutave mbron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Në rast se frutat e pyllit nuk ju pëlqejnë shumë atëherë mund t’i zëvendësoni me agrume, mollë, kajsi, qershi dhe pjepër. Ato janë plot me kalium dhe ndihmojnë në ekuilibrin e presionit të gjakut.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

(Video)Merr flakë makina me të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula

Sot ka marrur flakë vetura në të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula.

Më shumë detaje rreth kësaj ngjarje mund të shifni në videon më poshtë

Continue Reading

Magazina

Djersitja është dukuri shumë më e ndërlikuar seç mendoni

Do të ishte dashur t’i kushtonim më shumë kujdes djersitjes sonë dhe kjo me siguri ka arsye

Nuk dëshirojmë kur disa herë fytyra të na jetë aq e lagësht sa që fare të mos mund të qesim grim, posaçërisht verës, apo kur këmisha e bardhë vazhdimisht na është plot gjurmë grimi, i cili shkrihet nga fytyra apo kur kemi veshur gabimisht këmishë një ngjyrëshe në të cilën shihen njollat e mërzitshme nën sqetulla.

Djersitja funksionon si sistem i ftohjes së trupit tonë. Kur ngrihet temperatura e trupit, sistemi ynë nervor u jep gjëndrave dritën e gjelbër, ato fillojnë fuqishëm të punojnë, ndërkohë shfaqet lagështia në lëkurën tonë, edhe pse neve na duket jo mjaft shpejt, ajo avullohet dhe kështu na flladit, transmeton Telegrafi.

Këto janë 8 problemet shëndetësore të cilat trupi përpiqet t’jua sinjalizojë:

1. Stresi shkakton djersitje të tepërt

Stresi dhe ankthi jo vetëm që ndikojnë negativisht në trupin tuaj, por edhe manifestohen në formën e djersës. Ky lloj djerse është gjithashtu shumë e dëmshme, sepse përmban yndyrë dhe proteina të përziera me bakteret e lëkurës.

2. Një problem me tiroidet (hyperthyroidism)

Hyperthyroidism (Hipertiroidizmi) është një gjendje në të cilën gjëndra tiroide bëhet “hiperaktive” dhe fillon të prodhojë shumë hormone nga tiroidet. Kur kjo ndodh, proceset në trup rriten dhe në mesin e shumë simptomave, ju mund të ndjeni veten të nervozuar ose të shqetësuar dhe mund të përjetoni humbje peshe dhe djersitje të tepruar. Kjo mund të jetë një shenjë për të shkuar tek mjeku për të marrë mjekim për tiroiden.

3. Sheqeri i ulët në gjak (hipoglikemia)

Megjithëse djersitja e tepruar mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme, ndonjëherë mund të shkaktohet nga hipoglikemia, e cila është një nivel i ulët i sheqerit në gjak.

Djersitja e tillë vjen pa marrë parasysh se sa mund të jetë temperatura në dhomë apo jashtë. Së bashku me këtë shenjë, një person me nivel të ulët të sheqerit në gjak mund të përjetojë gjithashtu uri, ankth, marrje mendsh, kokëfortësi dhe probleme me shikimin.

4. Djersitja e tepërt (Hyperhidrosis)

Djersitja e tepërt në vetëm një zonë në trup si qafën tuaj, sqetulla, pëllëmbë ose thembrat e këmbës quhet hyperhidrosis. Këto zona janë prekur më së shumti për shkak të përqendrimit të lartë të gjëndrave të djersës.

Nuk është kërcënuese për jetën, por është e sikletshme dhe mund të shkaktojë siklet. Hyperhidrosis nganjëherë pasohet nga probleme të lëkurës, të cilën e bën irrituese dhe shkakton dhimbje dhe ankth. Nëse vini re njollat e djersës në këmishën tuaj, rreth sqetullave ose nëse pëllëmbët tuaja janë gjithmonë të lagura, është më mirë të konsultoheni me mjekun. Për fat të mirë, ka mënyra që mund të zvogëlojnë këtë lloj djersitje.

5. Efektet anësore të ilaçeve

Djersitja e tepërt mund të shkaktohet edhe nga një ilaç që mund të merrni. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar – djersitja është një efekt i përbashkët anësor i një shumëllojshmëri medikamentesh si antibiotikët, ilaçet e presionit të gjakut dhe medikamentet psikiatrike.

Ju mund të gjeni informacione rreth efekteve anësore në shënimet brenda produktit që keni marrë në farmaci.

6. Menopauza

Gjatë menopauzës kaloni një si nxehtësi të fortë në gjoks që vazhdon deri në kokën tuaj duke u shoqëruar me djersë të tepruar. Kjo ndodh për shkak se po vjen menopauza.

Djersitja, mosfunksionimi i ciklit menstrual, migrena, nxehtësia e trupit dhe dridhjet ndodhin si rezultat i ndryshimit te niveleve te estrogjenit.

7. Ethe pa shkak

Ethet pa një origjinë të caktuar së bashku me një temperaturë 38 gradë Celcius. Ekzistojnë 4 lloje të etheve (FUO): klasike (ndikon në njerëzit e shëndetshëm), nozokomiale (si rezultat i shtrimit në spital), mungesë imuniteti (ndodh tek njerëzit me sistem imun të pakët) dhe HIV-të.

Simptomat tipike të etheve përfshijnë një temperaturë të lartë, djersitje, të dridhura dhe dhimbje koke. Nëse vuani nga këto, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

8. Jeni të shëndoshë

Shëndeti i tepërt është një çrregullim i karakterizuar nga prania e një sasie të madhe të yndyrës trupore. Gjenetika, pasiviteti, dieta jo e mirë, zakonet e të ngrënit, medikamente të caktuara dhe mungesa e gjumit mund të shkaktojnë shëndet të tepërt dhe mund të çojnë në probleme të mëtejshme shëndetësore.

Shëndoshja shkakton hyperhidrosis dytësore dhe e bën jetën të pakëndshme. /Telegrafi/

Continue Reading

Magazina

A e dini pse tastet F dhe J janë të ndryshme nga të tjerat në tastierë?

Shumë njerëz, me orë të tëra qëndrojnë para kompjuterit duke shtypur shkronjat në tastierat e tyre, qoftë për punë apo veprimtari private, por vetëm disa kanë vërejtur një detaj të vogël.

Bëhet fjalë për shkronjat ‘J’ dhe ‘F’ në tastierë që janë të ndryshme nga të tjerat, pasi kanë nga një “kreshtë” të vogël ashtu si “pesëshi” në anën e djathtë të tastierës.

Pse është kjo?

Përgjigja: Taste të ndryshme shërbejnë si dalluese, apo si shkronjat orientuese për të ashtuquajturit “shkrimtarët e verbër”, domethënë “shkrimi me dhjetë gishta”.

Pra bëhet fjalë për tastet përmes së cilave, njerëzit që shkruajnë mund të orientohen pa shikuar tastierën.

Kështu që, ‘F’ dhe ‘J’ shërbejnë si një lloj treguesi i prekjes së gishtërinjve dhe tregojnë se ku duhet të vendosen dy gishtat tregues në mënyrë ideale për të patur një pozicion natyror në tastierë. /Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts