Deri tash VLEN humb zgjedhjet, por feston
Edhe pse Fronti Europian është shumë para tyre, VLEN ka nisur festën. Nga rezultatet e deritanishme nga KSHZ Fronti Europian është mijëra vota para VLEN.
Lajme
Edhe pse Fronti Europian është shumë para tyre, VLEN ka nisur festën. Nga rezultatet e deritanishme nga KSHZ Fronti Europian është mijëra vota para VLEN.
Nga rezultatet e para të përgjithshma nga KSHZ-ja nga blloku shqiptar Fronti Europian ndohet në epërsi të votave me 108.114 ose 14,75% të votave, nga ana tjetër Koalicioni VLEN ka marrë rreth 86.375 ose 11,78% të votave. Nga blloku maqedonas VMRO-DPMNE-ja është në epërsi nga partitë e tjera me 310.231 ose 42,33% të votave.
Presidenti aktual Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen dhe ka përgëzuar Gordana Silanovskën e cila këtë të mërkurë është zgjedhur me votat e qytetarëve për të qenë presidentja e ardhshme e Maqedonisë së Veriut. Gjatë një deklarate për mediat Pendarovski ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, teksa përmendi edhe ata të cilët nuk lejuan
Arben Taravari ka pranuar humbjen në Gostivar. Përmes një postimi ne FB ai thotë se Fronti është para VLEN. “Këto janë momente të veçanta me emocion të madh Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDInë…por unë jam i lumtur dhe
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp tha se Fronti Europian prit në krahasim me opoziten shqiptare në dallim prej 30.000 votave. Ademi tha se nëse vazhdon kështu, FE do të fitojë mbi 20 deputetë. “Fronti Europian prin me 30.000 vota dallim karshi opozitës. Thuaj se në të gjitha komunat jemi në epërsi.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.’ Sipas rezultateve nga 41% të vendvotimeve të numëruara në të gjitha zonat, këto janë rezultatet:
Fronti Europian siguron fitoren në Komunën e Vrapçishtit kundrejt VLEN-it në zgjedhjet parlamentare që u realizuan sot. Sipas të dhënave të para jozyrtare që ka arrritur TS, ky është rezultati në Komunën e Vrapçishtit: Fronti – 5030 VLEM – 2450
Krenar Lloga ka bërë të ditur se në vendvotimin 2338 Përnalie/Komuna e Karbincit, një vëzhguesi i Frontit Europian është nxjerrur jashtë që siç thotë, që të manipulohet rezultati i zgjedhjeve. “Në vendvotimin 2338 Përnalie/Komuna e Karbincit nxirret jashtë vezhguesi i Frontit Europian, në mënyrë që të manipulohet rezultati. – Çdo shkelës i ligjit do sanksionohet,
Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtatë presidenciale dhe të 11-të parlamentare. Pas mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë vetëm personat që ndodheshin në godinën ku po votohet në atë moment,
Deri në orën 17:00 janë marrë të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale nga 2040 qendra votimi. Nga gjithsej 1.069.021 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 452.412 ose 42,32 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), shkruan TS. Për momentin, daljen më të madhe për zgjedhjet presidenciale e ka Novaci me 66,47 për