Bujar Osmani i cili përmes Frontit Evropian në zgjedhjet presidenciale ishte fitues te shqiptarët, ka dhënë sot një mesazh të madh për ata që do votojnë duke përkujtuar se sa gjëra të mëdha janë arritur për shqiptarët nën drejtimin e BDI-SË si forca kryesore për kaq vite informon Tetovasot.
Nga vota e juaj sipas tij , sot do varet a do e ruajmë këtë trend apo do kthehemi mbrapa drejt nacionalizmit përjashtues, nënçmimit të vullnetit të popullit, shkeljes së dinjitetit të kombit
Osmani ka shkruar se deri sa voton sot kujtohu se vota yte e drejtë deri më tani ka mundësuar:
1. Kryeministrin e parë
2. Ministrin e parë të jashtëm
3. Ministrin e finansave
4. Vendi të jetë në NATO
5. Ti hapim negociatat me Bashkimin Evropian
6. Gjuha shqipe të jetë zyrtare
7. Flamuri kombëtar të jetë zyrtar
8. Përfaqësimi i drejtë të bëhet rreth 30 % në çdo nivel
9. Shqiptari të ndihet zot shpie në shtetin e vet
10. Të jemi faktor që vendosin për procest më të rëndësishme ne vend
Nga vota e juaj sot do varet a do e ruajmë këtë trend apo do kthehemi mbrapa drejt nacionalizmit përjashtues, nënçmimit të vullnetit të popullit, shkeljes së dinjitetit të kombit.Tetovasot