21/12/2024
Maqedoni

Bujar Osmani: Bashkësitë etnike na kanë përzgjedhur ne shqiptarëve për gardian të interesave të tyre

    Kandidati shqiptar për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani theksoi rëndësinë e madhe të mbështetjes së kandidaturës së tij për të parin e shtetit edhe nga bashkë-qytetarë të bashkësive të tjera etnike në vend. Në një tubim me qytetarë, Ministri Osmani tha se Marrëveshja e Ohrit me të cilën u institucionalizua dinjiteti i shqiptarëve po shndërrohet në lëvizje politike multietnike.

    “Pas 23 vitesh, Marrëveshja e Ohrit, e cila institucionalizoi dinjitetin e kombit tonë, sot po shndërrohet në lëvizje politike multietnike, që kërkon mandat për të udhëhequr shtetin, kërkon mandat për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në frymën e saj, barazisë dhe drejtësisë. Bashkësitë etnike na kanë përzgjedhur neve shqiptarëve, për tu bërë gardian edhe i interesit tyre dhe të ardhmes së tyre, na kanë përzgjedhur për shkak se besojnë në guximin tonë, besojnë në forcën tonë, në sinqeritetin tonë, besojnë në fjalën e dhënë, besojnë se kur Ali Ahmeti e thotë edhe e bën” theksoi Osmani.