08/09/2024
Lajme Maqedoni

Breshëri plumbash ndaj kryetarit të Komunës, këta janë dy të plagosurit në Haraçinë

    Sipas informacioneve jozyrtare, dy persona kanë ngelur të plagosur nga sulmi me armë zjarri në drejtim të kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, ku mësohet se janë shkrepur rreth 20 plumba.

    Të plagosur nga këto të shtëna kanë mbetur Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini i cili është futur në operacion në urgjencën e spitalit të Shkupit.

    Mësohet se i dyshuari ka ikur me veturë të tipit ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.

    Dy të plagosurit janë në spitalin e Shkupit. Policia vazhdon të merret me zbardhjen e plotë të rastit.