22/12/2024
Maqedoni

“Blindohet” Llërca

    Nesër LLërca e Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit do të jetë edhe epiqendra e gjithë opinionit dhe mediave vendore dhe rajonale. Sonte siç mëson portali TS, Llërca është “blinduar” nga inspektor dhe policë për të siguruar që rivotimi nesër të kryhet në formën më demokratike të mundshme dhe të mos blihen vota.


    Nëse nesër ndryshon rezultati zgjedhor dhe VLEN merr më shumë vota sa kishte me 8 Maj, VLEn-it i shtohet një deputet dhe Adnan Azizi do të bëhet deputet i 8 me radhë i VLEN-it, ndërsa bie deputetja Fatmire Isaku nga Fronti Europian. Nëse rezultati do të jetë me diferncë të njejtë nga zgjedhjet e 8 Majit, atëeherë Fronti Euriopian do të ketë 9 deputet dhe VËEN 7 deputet në zonën gjashtë.

    Sonte 1 votë është sa 1000 mijë lira, andaj edhe është blinduar Llërca e Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit. Portali TS gjithashtu mëson se Adnan Azizi ka sjellur edhe votues të diasporës që mund të ndryshohet rezultati, ndërsa Fronti Europian është munduar të ruaj votën e 8 Majit.

    Nesër në ora 7 të mëngjesit nis rivotimi dhe sipas Adnan Azizit do duhet që VLEN të rrit për 80 vota më shumë se sa që kishte në vendvotimin 2101.

    Në vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës , koalicioni VLEN ka fituar 332 vota ndërsa Fronti Europian 134.