Connect with us

Magazina

Bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite për dashurinë

Ekzistojnë shumë mite rreth dashurisë së vërtetë

Njerëzit janë të prirur për t’i besuar pa e ditur se pas secilit mit nuk fshihet asgjë veçse një gënjeshtër e madhe.

Njerëzit e kundërt tërhiqen

Kjo nuk është e vërtetë. Përgjithësisht njerëzit e kundërt janë interesantë për njëri- tjetrin por jo domosdoshmërisht tërheqës.

Ti mund ta ndryshosh atë

Nëse po prisni që ai apo ajo të ndryshojë na vjen keq t’ju themi se po lodheni kot. Mund të kalojë një jetë dhe përsëri njeriu i njëjtë do të mbetet ai që keni njohur në fillim, shkruan Anabel.

Shpirti binjak është punë fati

Në vend që të kërkohet shpirti binjak është mirë që të krijohet. Nëse në një marrëdhënie njëri përpiqet të bëhet shpirti binjak i tjetrit dhe anasjelltas, kjo çështje është e zgjidhur.

Romanca ka një datë skadence

Thuhet se pas martese vjen një pikë në të cilën romanca vdes. Kjo nuk është e vërtetë. Thjeshtë përpiquni ta mbani gjithmonë të ndezur dhe të gjallë romancën edhe pas martese dhe do të provoni se ky mit është thjeshtë i gabuar. /Telegrafi/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

“Wash Us in the Blood”, kënga e re nga Kanye West për protestat në SHBA

Kanye West është kthyer me një këngë të re. Ai sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Wash Us in the Blood”.

Videoklipi i “Wash Us in the Blood”, është krijuar nga videoartisti dhe bashkëpunëtori i Westit, Arthur Jafa, shkruan Pitchfork.

Kënga është miksuar nga Dr. Dre, derisa pjesë e saj është edhe reperi Travis Scott, transmeton KOHA.

Videoklipi i “Wash Us in the Blood”, nis me pamjet nga protestat që janë duke ndodhur në SHBA, e pjesë e saj janë edhe imazhet nga turi i Kanye West “Saint Pablo Tour”.

“Wash Us in the Blood” shënon kthimin e Kanye West, pas albumit të vitit të kaluar “Jesus Is King”, derisa kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të titulluar “God’s Country”./Koha.net/

Continue Reading

ShowBiz

Dua Lipa i kërkon bashkëpunim Madonnas

Një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Madonnas mund të vijë së shpejti.

Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Mawson, ka thënë se për albumin e fundit, “Future Nostalgia” Dua Lipa është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të. I pyetur nëse Dua do të jetë një “Madonna e re”, Mawson ka thënë se “varet në çfarë kuptimi”.

“Ajo sigurisht do të ketë karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna. Në fakt, po përpiqemi të marrim Madonnan në një këngë. Do i shkruaj e-mail për të parë nëse është e interesuar”, ka thënë ai.

“Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Mawson.

“Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike./Koha.net/

Continue Reading

Magazina

Pse burrat ulen në gjunjë kur propozojnë

Shumë prej jush i imagjinojnë propozimet si nëpër përralla: Ju shikoni dashurinë e jetës teksa ulet në gjunjë dhe nxjerr një kuti me unazën që shkëlqen dhe thotë fjalinë magjike që bën t’ju rrjedhin lotët si ujëvarë. Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi ka ulja në gjunjë?

Megjithëse tashmë ulja në gjunjë është kthyer në një traditë për t’i propozuar vajzës së ëndrrave (ose djalit, se varet kush propozon), jemi mëse të sigurt që shumica prej jush s’e ka menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi ka një veprim i tillë përveç të qenit në lartësinë e duhur për t’ju arritur dorën. Apo jo? Jo.

Website “Engagement Ring Bible” zbuloi se nga lindi tradita dhe shpjegon se “daton në ditët e kalorësisë dhe martesave me mblesëri (d.m.th. Mesjeta dhe më gjerë)”.

Këtu gjendet edhe arsyeja pse burrat ulen në gjunjë kur propozojnë:

“Kalorësit duhet të uleshin mbi një gju përpara dikujt me grada më të larta, si një shfaqje respekti, bindjeje dhe besnikërie. Pra, kur një zotëri i propozonte zonjushës, duke u zotuar për besnikëri dhe duke shpallur dashurinë për të, të uleshe në një gju ishte gjëja më natyrale për t’u bërë.”

Kjo quhet marrëveshja e bindjes në fjalorin kalorësiak. E kështu, ulja në gjunjë u kthye në traditë dhe sot propozimet tipike kanë patjetër dikë që ulet në gjunjë.

Burimi: Cosmopolitan

Continue Reading

Recent Posts