21/12/2024
Maqedoni

Bekim Qoku i thotë vetes IMORAL!

    Bekim Qoku ka folur së fundmi për moral, personi i cili deri dje shante “shokët” e tij e sot shtrëngon duart me ta.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Qoku shkruan se zgjedhjet e sotme dhe ato të 8 majit janë më shumë se partiake, sipas tij është zgjedhja mes moralit dhe imoralit.

    Ndër të tjera, ai thotë se qytetarët duhet të ndëshkojnë me votë imoralitetin në disa subjekte politike, të cilët deri dje shanin njëri-tjetrin sot janë në koalicion, shkruan news33.tv

    E me këtë postim, Bekim Qoku quan veten imoral. Pasi deri dje ishte ai që shante Izet Mezhitin dhe sot del krah tij për të kërkur votën e shqiptarëve.

    “Zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit, më shumë se partiake, janë zgjedhje kombëtare dhe sidomos morale. Zgjedhje midis të moralshmes dhe të imoralshmes.Qytetari shqiptar duhet ta ndëshkojë me votë imoralitetin e shfaqur nga disa subjekte politike të armiqësore dikur dhe tani, për interesa krejtësisht personale, janë bërë bashkë pa pikë turpi.\Sepse duke i ndëshkuar ata, qytetari i thjeshtë ruan moralin e vet dhe të familjes së tij.Politikani është model i shoqërisë. Mos inkurajoni modele të dëmshëm.Nëse votoni këtë degjenerim politik sot, me siguri nesër do shtroni pyetjen e Shkrelit:”Sikur të shiheshim me veten sy më sy, a do t’ishim puthur apo kishim me u pështy?!”Morali shoqëror gjithmonë vlen.Vlen, sepse pa të ka shthurje dhe shkatërrim”, shkruan ai.

    Më poshtë gjeni videon ku Qoku shante Mexhitin!