18/10/2024
ShowBiz

Banorja pëson infarkt në mes të emisionit

    Momente paniku janë shënuar mbrëmjen e djeshme gjatë “prime” të Ferma Vip, ku një prej konkurrentëve nuk është ndjerë mirë dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve dhe ambulancës.

    Xhesika Polo dhe Himena Sherifi ishin dy fermerët më pak të preferuara të publikut dhe ndaj duhet të përballeshin në një sfidë, ku njëra do vijonte lojën, ndërsa tjetra do të shkonte në Arameras (vendi që u jep një mundësi banorëve nëse do të largohen përfundimisht apo do të rikthehen).

    Mirëpo Himena gjatë sfidës nuk është ndjerë mirë. Fermerja pati atak panik dhe ra në tokë. Menjëherë ka mbërritur ambulance dhe mjekët për t’i dhënë ndihmë.

    Gjendja shëndetësore e Himenës momentalisht është mirë, kjo falë edhe kujdesit të mjekëve.