22/12/2024
Shqipëri

Babai plagosi vajzën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte divorcuar…

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Lushnjë, ku babai plagosi rëndë të bijën dhe më pas vrau veten.

    I afërmi i familjes ka treguar se 40-vjeçarja ishte e divorcuar, ndërsa fëmijët qëndronin me babain e tyre.

    “Se si kanë qenë ata nuk e di. Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte mbajtur dhëndri. Vajza jetonte vetëm në Tiranë. Unë e kam baxhanak. Nuk e di si i kanë pasur rrethanat. Nuk kanë pasur më parë probleme”, tha i afërmi i familjes për TCH.