Një atentat me armë zjarri i është bërë ditën e sotme kryetarit të Komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibraimi.
Raportohet se atentati me armë zjarri ndaj Ridvan Ibraimit është bërë në momentin që kryetarit të Komunës së Haraçinës ishte duke lëvizur me makinë.
Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinë së kryetarit dhe nga të shtënat ka mbetur i plagosur shoferi i kryekomunarit dhe një zyrtar komunal.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat maqedonase, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Paç Toshkovski.
Forcat e policisë po kryejnë hetimet se nga kush është kryer ky atentat.