Dega e Aleancës për Shqiptarët në Haraçinë, sonte hapi shtabin komunal të Frontit Europian.
Simpatizantët, anëtarët e partive të koalicionit dhe qytetarë të shumtë, organizuan pritje madhështore për liderët e partive të Frontit Europian, kryetarin e ASH, Ziadin Sela, Kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejdi, si dhe kandidatët për deputetë të zonës 2, Elmi Aziri, Sadulla Duraku, Bastri Bajrami dhe zyrtarët e tjerë partiak.
Në Haraçinë u rikonfirmua se Fronti Europian do të jetë fitues absolut edhe në zonën e dytë zgjedhore.