21/12/2024
Lajme Maqedoni

ASH bëhet pjesë e Frontit Europian. Ahmeti dhe Sela sot nënshkruajnë marrëveshjen

    Sonte në orën 21:00 në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, është paralajmëruar të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit midis kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Me hedhjen e nënshkrimeve ASH-ja zyrtarisht bëhet pjesë e Frontit Europian.

    Vendimin për t’iu bashkuar këtij Fronti, ASH e mori të enjten, pas mbajtjes së Kuvendit Qendror të partisë.

    Për Frontin Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci.