Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se është arrestuar një 18-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti, pa vullnetin e pronares së veturës, respektivisht motrës së tij, mori drejtimin e veturës, pas çka shkaktoi aksident ku u lëndua motra e tij, e cila paraprakisht ishte përpjekur që ta ndalonte që i njëjti të voziste veturën.
“Më 25.04.2024 në orën 23.55 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, pjesëtaret e policisë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.T.(18) nga Shkupi, për arsye se rreth orës 23.40 kishte marrë çelësat e veturës ,,Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të motrës së tij 26-vjeçare, gjithashtu nga Shkupi, dhe e kishte startuar. Ajo ishte përpjekur që ta pengonte atë në drejtimin e automjetin, por nuk ia kishte arritur, pas çka në rrugën “Ilinden”, N.T. ka humbur kontrollin dhe vetura kishte dalë nga rruga. Motra e tij pësoi lëndime trupore, të konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.