Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi plagosën me thikë një bashkatdhetarin e tyre.
Sipas mediave vendase mësohet se dy shqiptarët 40 dhe 32 vjeç u arrestuan pasi mbrëmje ne djeshme gjatë një konflikti plagosën me thikë një tjetër shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në Sorbolo Mezzani, mbrëmjen e së premtes, ndërsa thuhet se konflikti është ndezur nga motive të dobëta.
Pas ndërhyrjes së policisë, 33-vjeçari i plagosur u transportua në spitalin Maggiore, në Parma, ndërsa 2 vëllezërit shqiptarë, identiteti i të cilëve ene nuk dihet janë arrestuar dhe akuzohen për tentativë për vrasje në bashkëpunim.